
LEZHË– Pamje që po shikoni vijnë nga skena e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë ku mbeti i plagosur Hilë Gjini. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Balkanweb, në vendin e ngjarjes janë ende fëmijët e Gjinit, ndërsa njërin prej tyre e nxjerr e ëma nga makina.
I trembur nga gjithçka që ka parë, djali nis të qajë e të ulërasë. Ndërsa vajza tjetër, pak më e madhe në moshë, qëndron më e përmbajtur me çantën e shkollës në krahë.
Ngjarja u raportua mëgjesin e sotëm. Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë bashkë me gruan, ku Gjin Gjini, fqinji i tij i doli para dhe e qëlloi me automatik. Hilë Gjini ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
(f.m/dosja.al)