Politike

“Qaj si fëmijë”/ Bujar Nishani humb njeriun e shtrenjtë nga COVID-19: Kur nëna të largohet nga kjo jetë…

Nëna e Bujar Nishanit është ndarë nga jeta. Ish-presidenti në një postim në Facebook tregon se kjo është një dhimbje e madhe dhe se qan si fëmijë.
Featured image of article: “Qaj si fëmijë”/ Bujar Nishani humb njeriun e shtrenjtë nga COVID-19: Kur nëna të largohet nga kjo jetë… Bujar Nishani

TIRANË-  Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, nënën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nishani shfaqet i pikëlluar dhe tregon se për këtë humbje qan si fëmijë.

“Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”,- shkruan ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhet e ditur se e ëma e ish-presidentit të vendit ishte e infektuar me COVID-19 dhe prej 5 ditësh ishte e shtruar në spital aty ku po merrte mjekimet e duhura.

Ndërkohë, të shumë janë ndjekësit që i shprehin ngushëllimet dhe i theksojnë se duhet të gjejë forcën për ta përballur këtë humbje të madhe.

Postimi i Bujar NishanitJ.V/Dosja.al

Shto Koment