Aktualitet

Pylli digjet prej 3 javësh/ Vazhdon zjarri në kodrat e Molungut, deri tani shkrumbuar dhjetra hektarë dru i lartë

VIDEO
Edhe pse para një javë në zonë ishte një helikopter i Forcave të Armatosura, vatrat janë ende aktive dhe po i afrohen fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Si pasojë deri më tani janë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje me dru të lartë.

LEZHË– Vazhdon zjarri në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës. Në zonë ka më shumë se 3 javë që kanë nisur vatrat e zjarrit, të cilat kanë djegur masive të mëdha pyjore.

Edhe pse para një javë në zonë ishte një helikopter i Forcave të Armatosura, vatrat janë ende aktive dhe po i afrohen fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Si pasojë deri më tani janë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje me dru të lartë.

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata është e vështirë pasi edhe me ndërhyrjet e forcave zjarrfikësvem, vatrat nuk janë shuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave, Haki Çako tha se shumë prej zjarreve ishin të qëllimshme dhe se Bashkitë duhet të “investoheshin” të parat për shuarjen e tyre.


LAJMI KRYESOR: Flakët vijojnë të ‘përpijnë’ prej ditësh kurorat e gjelbra të Shqipërisë, ende asnjë ndihmë nga ajri. Braçe “gjen” fajtorët

(k.m/dosja.al)

Shto Koment