Politike

“Pyjet e kullotat janë tonat, të të gjithëve!”/ Shqipëria digjet, Erion Braçe gjen shkakun: Po sfidoni qeverinë, na thanë se janë të qëllimshme

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se sipas zjarrfikësve, vatrat kanë qënë të qëllimshme dhe ishin sfidë për qeverinë nga “piromanët”.
Featured image of article: “Pyjet e kullotat janë tonat, të të gjithëve!”/ Shqipëria digjet, Erion Braçe gjen shkakun: Po sfidoni qeverinë, na thanë se janë të qëllimshme Erion Braçe, zv/kryeministër

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe, ka “gjetur” shkaktarin e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se sipas zjarrfikësve, vatrat kanë qënë të qëllimshme dhe ishin sfidë për qeverinë nga “piromanët”.

Braçe ngre dyshime se pjesa më e madhe e tyre janë të qëllimshme për shkak se synohet ndërtimi i pallateve apo ndërtesave të tjera por shton se në ato sipërfaqe do rimbillen sërish pemë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohen ndërtime.

E kuptoni për sa pak bëhet gjëma? Të gjitha agjencitë, kanë marrë detyrën të hetojnë çdo rast, të kallëzojnë. Të arrestojmë, të prishin kontratat me zjarrvënësit; toleranca me ta mbaron njëherë e mirë! Në pyje është tjetër histori; niveli i krimit këtu është pak më lart dhe i udhëhequr nga interesa biznesi. Zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar; atëherë po ua them sot, mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë, kurrë pallate! Do përndiqen tani ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zjarri i qellimshem nuk eshte sfide me qeverine! As loje luftash me te! Eshte krim! Dua te ndaj me ju disa shifra nga raportimi i agjencise se emergjencave civile referuar gjendjes se zjarreve dje deri sot ne oren 9.00; 1. Jane shuar plotesisht 15 vatra zjarri; 2. Jane djegur 50 hektare shkurre e kullote; ne kete siperfaqe ku zjarri eshte shuar, eshte konfirmuar ne vend 1.5 ha pyll i djegur. 3. Jane aktive tani 6 vatra zjarri, 2 me shkurre e kullote dhe 4 ne pyje. 4. Te gjithe zjarret jane ne kullota publike, kullota te menaxhuara permes kontratave nga private, pyje bashkiake. Dua te bej me dije se, sherbimi i mbrojtjes nga zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin. Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive; duhet shume pune e angazhim, burime financiare dhe njerez te kualifikuar, me shume komunikim per te bere kete pune jetike! Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre; zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate. E kuptoni per sa pak behet gjema? Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne. Te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit; toleranca me ta mbaron njehere e mire! Ne pyje eshte tjeter histori; niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne godull-seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar; atehere po ua them sot, mbi cdo meter katror pyll te djegur atje e kudo ne bregdet, do rimbillen peme, kurre pallate! Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur. Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise; dua te falenderoj edhe vullnetaret e angazhuar.


LAJMI KRYESOR: Flakët vijojnë të ‘përpijnë’ prej ditësh kurorat e gjelbra të Shqipërisë, ende asnjë ndihmë nga ajri. Braçe “gjen” fajtorët

(k.m/dosja.al)

Shto Koment