Showbiz

Pyetja që zuri ngushtë Erion Isain, si i përgjigjet aktori komentuesit (FOTO)

Erion Isai tashmë është kryetar bashkie në Kolonjë, por ndjekësit kanë filluar t’i bëjnë llogarinë se si do ja dalë aktori me aq pak rrogë sa të ofron puna në shtet.
Featured image of article: Pyetja që zuri ngushtë Erion Isain, si i përgjigjet aktori komentuesit (FOTO) Aktori i humorit, Erion Isai.

Erion Isai para pak ditësh dha dorëheqje nga emisioni “BE Coffee” për t’ju përkushtuar detyrës së re në Kolonjë. Ai ka postuar një foto familjare, por njëri nga ndjekësit i ka bërë ‘llogaritë’ kryetarit të bashkisë.

“Ti familjen ta kesh me jetë të gjatë, por mua s’më dalin llogaritë e tua me veprimet e tua. Por dikush që le dy punë për një ku max paga është 70 mijë lekë në dorë, tregon që sytë do i kesh diku tjetër . Mos thuaj që do bësh atë që bëri Nëntereza se s’të besoj. S’na ngelet gjë tjetër të themi, që zoti i shpëtoftë Shqipëtarët,”- shkruan një komentues në postimin e Erion Isait.

Aktori i humorit, i zënë ngushtë nga kjo pyetje i është përgjigjur kështu: Ti faleminderit për urimin. Sa për llogaritë. Jo çdo gjë lidhet me llogaritë. Njeriu merr dhe inisiativa e përgjegjësi më të mëdha. Ambicie për kontribut. Etj etj. Të përshëndes”.

Postimi i Erion Isai dhe komenti i ndjekësit.
Përgjigjia e Erion Isait.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment