Politike

Pyetet për qëndrimin e Yuri Kim, Meta: Presidenti i Shqipërisë nuk presionohet nga ata që flasin anglisht por mendojnë serbisht

Përballë gazetarëve, Meta tha se ka respekt për partnerët ndërkombëtarë mirëpo shtoi se nuk presionohet nga lobistët që flasin anglisht e që mendojnë serbisht për Shqipërinë. 
Featured image of article: Pyetet për qëndrimin e Yuri Kim, Meta: Presidenti i Shqipërisë nuk presionohet nga ata që flasin anglisht por mendojnë serbisht Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u pyet ditën e sotme në lidhje me qëndrimet e mbajtura nga ambasadorja Yuri Kim. Përballë gazetarëve, Meta tha se ka respekt për partnerët ndërkombëtarë mirëpo shtoi se nuk presionohet nga lobistët që flasin anglisht e që mendojnë serbisht për Shqipërinë.

Meta:Atëherë lidhur me çështjen e Spakut e di që ata janë shumë të ngarkuar, po u bëj me dije të gjithë ambasadorëve të interesuar për krimin zgjedhor. Siç e dini ju presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë duke u shprehur që Lulëzimi është kukull i Berishës, Gjithë këto që po ndodhin në Kavajë dhe Elbasan ndodh që të përmbushet dhe të deformohet vullneti i popullit shqiptar duke përdorur policinë e partisë, Agaçi që ka bërë gjithë këto ligjet me porosi. Kjo gjë nuk do të ndodhë, kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i dua SHBA se na kanë frymëzuar për liri demokraci dhe na kanë angazhuar për tu integruar në BE dhje kjo gjë ka qenë ëndrra ime që student. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës asnjëherë. Nuk presionohet presidenti i Shqipërisë nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Jemi popull evropian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Shto Koment