Politike

‘Pyet Zenin që ka makinë’, Shkëlzen Berisha ironizion gazetaren Kazhani: Shtypi një 17-vjeçar, fajin e ka Saliu!

Gazetarja Mira Kazhani ka reaguar nga ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas reagimit të saj nuk ka munguar ironia as nga djali i ish-kryeministrit.
Featured image of article: ‘Pyet Zenin që ka makinë’, Shkëlzen Berisha ironizion gazetaren Kazhani: Shtypi një 17-vjeçar, fajin e ka Saliu! Mira Kazhani dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të dhëna të tjera lidhur me 17-vjeçarin që u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, një javë më parë. (Lexo këtu)

Pas statusit të ish-kryeministri një reagim ka ardhur edhe nga vetë gazetarja, e cila u shfajsua se i mituri i kishtë dalë para makinës duke përfshirë në reagim edhe djalin e Berishës.

“Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.”

Por komenti i gazetares nuk mbeti pa u komentuar nga ky i fundit, i cili me ironi u shpreh se fajin e kishte babai i tij.

“Pasi shtypi një 17-vjeçar përgjigja epike e Mira Kazhanit ishte: Fajin e ka Saliu!”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë:

Nertil Pëllumbi, është i riu që u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, rreth një javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Raportimi paraprak ishte se i riu është jashtë rrezikut për jetën, por që prej atij momenti nuk pati më të dhëna për gjendjen e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment