Opinione

Putinizmi, si po rikthen Moska metodat e vjetra sovjetike

Me tre mandatet e njëpasnjëshme në detyrë që skadojnë zyrtarisht në 2024-n, Putin mund të shkelë kushtetutën duke qëndruar në pushtet ose të krijojë një pozicion të ri për të sunduar Rusinë.
Featured image of article: Putinizmi, si po rikthen Moska metodat e vjetra sovjetike Janusz Bugajski

Megjithëse, presidenti Vladimir Putin po përgatitet të ruajë pushtetin përtej mandatit aktual, që duhet të mbarojë në 2024-n, ai përballet me sfida të pashembullta që mund të çojë në rënien e brendshme të Rusisë. Me sfidat ekonomike, sociale dhe rajonale, “pushteti vertikal” i vetëdeklaruar i Putinit duket shumë i lëkundshëm.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, të gjitha qeveritë ruse kanë dështuar në modernizimin e shtetit, qoftë përmes një modeli evropian tregu demokratik, ose një modeli kinez të kapitalizmit të drejtuar nga shteti. Në vend të kësaj, Rusia është kthyer në një kleptokraci neo-fashiste, në të cilën liria politike është zhdukur dhe humnera mes oligarkisë së korruptuar dhe masave është bërë e pakalueshme.

Në terminologjinë marksiste, dikur e përqafuar nga propagandistët sovjetikë, Rusia po shkon drejt një situate revolucionare ku “forcat e prodhimit” janë në kontradiktë të zymtë me “marrëdhëniet e prodhimit”. Me fjalë të tjera, elita sunduese po përballet me opozitë publike në rritje dhe revoltë të mundshme.

Putinizmi është një sistem që jo vetëm shpërndan dezinformata për kundërshtarët perëndimorë, por mbi të gjitha gënjen rreth vetes. Çdo përkufizim i përdorur nga zyrtarët për të përshkruar vendin është i bazuar në falsitet. Rusia nuk është një federatë e vërtetë, meqënëse rajonet e ndryshme nuk kanë peshë në zhvillim. Dhe nuk është një “demokraci e pavarur”, sepse nuk ka ndikim publik në vendimmarrje. Ndërkohë që ekonomia shkon pikiatë, konflikti mes shtetit dhe qytetarëve po shkon drejt konfliktit, meqënëse valvulat e sigurisë për një opozitë paqësore janë hequr.

Disa lëvizje të fundit politike po shtyjnë popullin drejt revoltës dhe vlerësimi për Putinin po bie, edhe sipas statistikave zyrtare. Moska ka vendosur një rritje ekstreme të moshës së pensionit që ka ulur pagesën e pensioneve shtetërore. Kjo shtrydhje e të ardhurave familjare është e përbërë nga rritja e taksave, përkeqësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e çmimeve konsumatore.

Moska ka acaruar shumë grupe etnike përmes politikës së re të gjuhës. Kjo përfshin shkurtimin e gjuhëve jo-ruse dhe institucionet indigjene. Ndryshimet kufitare mes republikave federale, me qëllim shpërblimin e luajalistëve të Kremlinit, kanë ndezuar protesta masive në Ingushetia dhe mund të përhapen në republika të tjera kaukaze të veriut, ku zemërimi me Moskën and qeverisjen vendore është në rritje.

Shqetësimet kundër qeverisë, protesta po zhvillohen për derdhjen e mbetjeve nga qytetet e mëdha në zonat rurale. Landfille masive në vende të hapura pranë zonave rezidenciale rëndojnë problemet shëndetsore dhe shkatërrojnë ambjentin lokal. Mijëra njerëz kanë injoruar ndalimet e policisë dhe kanë marshuar kundër landfilleve të reja të planifikuara pranë Moskës dhe në rajone të ndryshme të Siberisë dhe në veriun e largët.

Vazhda e protestave rajonale dhe lokale po rritet dhe pa përgjegjësi publike, Kremlini duket e vendosur të imponojë metoda tradicionale sovjetike shtypje. Regjimi nuk mund të reformojë veten, pasi çdo hapje demokratike dhe pluralizëm rajonal do kërcënonte themelet e sistemit të Putinit. Për të mbrojtur veten nga shqetësimi publik i organizuar në mobilizim nëpërmjet shpërndarjes së informacionit të vërtetë, regjimi po vendos kufizime të reja në aksesin në internet për qytetarët e thjeshtë.

Putini parashikoi perspektivën e protestave publike që në vitin 2016, kur Moska themeloi “Rojet Ruse”, një forcë e brendshme që i përgjigjet direkt presidentit. Ajo mund të pozicionohet për të mbrojtur drejtuesin e Kremlinit nga çdo përpjekje për ta hequr atë. Roja Kombëtare arrin në 340.000 staf paraushtarak të shpërndarë përmes Rusisë. Ndërsa truproja personale e Putinit, e ngjashme me SS të Hitlerit, të mandat kanë të përfshirë “mbrojtjen e rendit publik dhe ruajtjen e ndërtesave shtetërore me rëndësi”.

Për të shpërqendruar nga dështimet e tij, Putin mund të angazhohet në aventura të reja të jashtme. Por kjo po i bën rikoshetë, pasi një numër në rritje njerëzish po kupton që fushata “Ta bëjmë Rusinë madhështore përsëri” është vetëm një flluskë sapuni. Mirazhi i madhështisë nuk sjell përfitime, por varfëron qytetarët, standardet e jetesës së të cilëve bien ndërsa Moska shpenzon buxhetin e pakësuar rus në luftëra të fuqishme jashtë kufinjve të saj.

Me tre mandatet e njëpasnjëshme në detyrë që skadojnë zyrtarisht në 2024-n, Putin mund të shkelë kushtetutën duke qëndruar në pushtet ose të krijojë një pozicion të ri për të sunduar Rusinë. Një bashkim mes Rusisë dhe Bjellorusisë mund të jetë një mundësi, ngjashëm me Sllobodan Millosheviçin, në vitin 1990 që mbajti reliket e dy anëtareve federale të Jugosllavisë (Serbinë dhe Malin e Zi) për të kthyer pushtetin e tij. Duke përthitur Bjellorusinë, Kremlini mund të deklarojë që është krijuar një shtet i ri dhe Putin mund të bëhet president me zgjedhje të manipuluara. Zërat për një grusht shteti në Bjellorusi mund të jenë fillimi i këtij skenari.

Vini re: Shkrim për VOAL.ch

Shto Koment