Bota

Putin nënshkruan ligjin që mundëson proces zgjedhor disaditor

Projektligji fillimisht është miratuar nga të dyja dhomat e parlamentit rus përgjatë muajit korrik. Menjëherë pas miratimit të projektligjit nga ana e Këshillit Federal, udhëheqësja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Ella Pamfilova ka njoftuar se sistemi i ri i votimit do të aplikohet përgjatë zgjedhjeve në muajin shtator në 41 prej 83 rajoneve të Federatës Ruse.
Featured image of article: Putin nënshkruan ligjin që mundëson proces zgjedhor disaditor Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një projekt-ligj që ndryshon legjislacionin zgjedhor rus, duke përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së një votimi për disa ditë, por jo më shumë se tre. Ky ligj është nënshkruar nga presidenti rus më 31 korrik dhe është publikuar më pas në faqen federale qeveritare.

Projektligji fillimisht është miratuar nga të dyja dhomat e parlamentit rus përgjatë muajit korrik. Menjëherë pas miratimit të projektligjit nga ana e Këshillit Federal, udhëheqësja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Ella Pamfilova ka njoftuar se sistemi i ri i votimit do të aplikohet përgjatë zgjedhjeve në muajin shtator në 41 prej 83 rajoneve të Federatës Ruse.

Sipas saj, votimi do të nisë më 11 shtator dhe do të zgjasë për tre ditë. Sipas mediave të huaja në projektligj është thënë se vendimi për të mbajtur proces zgjedhor disaditor merret nga zyrtarët zgjedhorë. Ndërkohë organizatat për të drejta të njeriut në Rusi kanë kritikuar ashpër këtë ligj, duke thënë se njerëzve në pushtet u jep më shumë mundësi për të kontrolluar zgjedhjet dhe pontencialisht edhe rezultatin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:apa.az

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment