Bota

Putin flet për Covid-19 në samitin e vendeve të G20-ës: Rreziku kryesor është papunësia

Ai tha se rreziku më i madh është papunësia, pasi përveç problemeve ekonomike i fut njerëzit edhe në depresion dhe më tej, në probleme shëndetësore.
Featured image of article: Putin flet për Covid-19 në samitin e vendeve të G20-ës: Rreziku kryesor është papunësia Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka folur rreth Covid-19, në samitin virtual që u mbajt dje mes vendeve të G20-ës. Në samit, ai u shpreh se problemi më i madh që ka pandemia është se ka futur të gjithë botën në krizë ekonomike. Ai tha se rreziku më i madh është papunësia, pasi përveç problemeve ekonomike i fut njerëzit edhe në depresion dhe më te,j në probleme shëndetësore. Ndërkohë që më tej deklaroi se blloku i vendeve të G20-ës duhet që të shmangë me çdo kusht këtë gjë.

“Pavarësisht nga disa shenja pozitive, rreziku kryesor është ende e ashtuquajtura papunësi e ndenjur masive, me rritje pasuese të varfërisë dhe problemeve sociale. Roli i G20-s këtu është ta shmangë këtë”, theksoi Putin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë, e gjithë botë është përballur me shumë probleme dhe kriza. Covid-19 ka shkatërruar ekonominë dhe sistemin shëndetësor të botës. Ai gjithashtu ka vrarë 1,387,444 dhe ka infektuar 58,548,003 të tjerë persona.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment