Bota

Putin aprovoi vaksinën ruse, Fauci: Unë kam shumë dyshime nëse është e sigurt

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci dyshon në cilësinë dhe sigurinë që ka vaksina ruse.
Featured image of article: Putin aprovoi vaksinën ruse, Fauci: Unë kam shumë dyshime nëse është e sigurt Anthony Fauci

SHBA– Lajmi i Presidentit rus, Vladimir Putin për aprovimin e vaksinës së parë kundër Covid-19 ka dhënë shumë shpresë  për mbarë botën, por mesa duket nuk është aq e sigurtë sa tha Putin.

Shumë ekspertë të shëndetësisë dhe zyrtarë  të lartë të disa shteteve kanë reaguar  mbi aprovimin e vaksinës  ruse.

Së fundmi edhe eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci dyshon në cilësinë dhe sigurinë që ka vaksina ruse.

 “Të kesh një vaksinë dhe të provosh se vaksina është e sigurt dhe efikase janë dy gjëra të ndryshme. Shpresoj, por kam shumë dyshime dhe nuk kam dëgjuar të ketë prova se vaksina e krijuar nga rusët është e sigurt dhe efikase.”- është shprehur Fauci, deklaratë e  cila vjen nga një intervistë ekskluzive me National Geographic.

Kujtojmë se gjithashtu edhe ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, ditën e djeshme u shpreh se vaksina ruse nuk ishte testuar mjaftueshëm, dhe se vaksinimi i miliona njerëzve do të ishte i rrezikshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Rrusi.”- tha Spahn.

Ndërkohë kujtojmë se mediat e huaja zbuluan që pretendimi i Putin se edhe një nga vajzat e tij e ka provuar vaksinën ruse,ka rezultuar i rremë.

Burimi:  TheHill

A.C/Dosja.al

Shto Koment