Showbiz

Puthje dhe shampanjë buzë pishine, pas lajmit të shtatzënisë Genta Ismajli prezanton mashkullin misterioz (VIDEO)

Genta Ismajli ka publikuar një video, teksa puth një mashkull në një darkë romantike.
Featured image of article: Puthje dhe shampanjë buzë pishine, pas lajmit të shtatzënisë Genta Ismajli prezanton mashkullin misterioz (VIDEO) Genta Ismajli.

Këngëtaren Genta Ismajli prej kohësh nuk e kemi parë me projekte të reja muzikore, dhe duket se kjo shkëputje nga bota publike, e ka një shkas.

Ditën e djeshme në median rozë qarkulloi lajmi i një shtatzënie të këngëtares, pasi prej kohësh ajo nuk ka postuar në rrjete sociale. Por, dyshimet u shtuan edhe më tej, pasi Genta Ismajli ka postuar një video teksa ndodhet në një darkë romantike dhe puth një mashkull në faqe.

Identiteti i tij mbetet ende misterioz, por fakti i shtatzënisë dhe afrimiteti i këngëtares me të, shtojnë dyshimet se mund të jetë mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment