Aktualitet

Puthje dhe përqafime me qytetarët në Skrapar, Pëllumb Pipero harron koronavirusin gjatë ceremonisë ku u shpall “Qytetar Nderi”

FOTO
Pipero pavarësisht se ka bërë thirrje vazhdimisht për të respektuar distancën dhe çdo rregull në përpjekje të frenimit të pandemisë, në këtëçast e ka harruar koronavirusin, pasi nga pamjet e publikuara nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet me qytetarët.
Featured image of article: Puthje dhe përqafime me qytetarët në Skrapar, Pëllumb Pipero harron koronavirusin gjatë ceremonisë ku u shpall “Qytetar Nderi” Pëpullmb Pipero

SKRAPAR– Në një kohë që vendi ynë është në  një gjendje të rënduar të pandemisë së koronavirusit, mjekët dhe autoritetet qeveritare kanë bërë thirrje për qytetarët që të respektojnë distancimin social. Ndërkohë sot Doktori i njohur i sëmundjeve infektive, Pëllum Pipero është nderuar  në qytetin e tij të lindjes me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.

Gjatë këtij momenti, Pipero u prit me buqeta me lule nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok. Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19″, thuhet në njoftimin e bashkisë Skrapar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pipero pavarësisht se ka bërë thirrje vazhdimisht për të respektuar distancën dhe çdo rregull në përpjekje të frenimit të pandemisë, në këtëçast e ka harruar koronavirusin, pasi nga pamjet e publikuara nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet me qytetarët.

A.C/Dosja.al

Shto Koment