Sport

Puthja në tarracë i kushton shtrenjtë atletit iranian, arrestohet për veprime të turpshme në publik

FOTO
Shumë njerëz kanë dalë në mbështetje të atletit, i cili është i famshëm në Iran për aftësitë akrobatike
Featured image of article: Puthja në tarracë i kushton shtrenjtë atletit iranian, arrestohet për veprime të turpshme në publik

IRAN-Një atlet i njohur është arrestuar në Iran për fotot, në të cilat shfaqet duke u puthur në publik me një femër të paidentifikuar.

Alireza Japalaghy, një atlet i njohur, dhe partnerja e tij po e paguajnë shtrenjtë publikimin e atij momenti intim mbi tarracën e një ndërtese dhe shpërndarjen në masë në rrjetet sociale. Sipas BBC, policia e Teheranit ka thënë kjo është në kundërshtim me zakonin dhe ligjin e Sheriatit.

“Ky individ është arrestuar nga policia kibernetike e Teheranit”, citohet shefi i policisë së kryeqytetit, Hossein Rahimi, nga agjencia e lajmeve gjysmëzyrtare ISNA. “Ne jemi kundër këtij individi dhe sjelljes së partneres së tij. Policia dhe gjyqësori me siguri do të merren me ta”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gruaja në foto, e cila nuk është identifikuar publikisht nga policia, u paraburgos të enjten.Paraburgimi i tyre u kritikua gjerësisht në mediat sociale. Shumë njerëz kanë dalë në mbështetje të atletit, i cili është i famshëm në Iran për aftësitë akrobatike .Sipas kodit islam të veshjes, gratë mund të tregojnë vetëm fytyrën, duart dhe këmbët në publik, duhet të përdorin vetëm ngjyra modeste.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment