Showbiz

Puthja me një femër/ Eva Alikaj tregon arsyet: E kërkon roli, edhe ajo me Ndriçim Xhepën te ‘Romeo dhe Xhuljeta’ duhej, por unë s’pranova

Eva Alikaj ka folur për puthjet në skenë. Nuk u kursye të tregonte se nuk ka dashur të puthë në buzë Ndiçim Xhepën edhe pse ia kërkonte roli.
Featured image of article: Puthja me një femër/ Eva Alikaj tregon arsyet: E kërkon roli, edhe ajo me Ndriçim Xhepën te ‘Romeo dhe Xhuljeta’ duhej, por unë s’pranova Aktorja Eva Alikaj.

Tiranë- Aktorja shqiptare Eva Alikaj ka folur së fundmi për dramën e sjellë në skenë ” Lola Blau”. Teksa në  emisionin “Rudina” në Tv Klan tregoi arsyet e këtij roli të risjellë, ajo foli edhe për puthjen që pati me një femër . Sipas saj të tilla skena ka raste që i kërkon roli dhe duhen përmbushur.

Aktorja po kështu  tregoi se më herët, vite më parë,  tek “Romeo dhe Zhuljeta”, ajo nuk ka dashur të realizojë skenën e puthjes me Ndriçim Xhepën. Ndërsa teksa e krahason me skenat sot të puthjes, ajo thotë se nuk i preferon aspak sepse ka vetëm llokoçitje dhe asnjë mesazh apo inspirim.

“Në qendër është një aktore, e cila aktron kërcen, por shoqërohet edhe nga një pianist, është Andon Koço si aktor. Roli e kërkon edhe këtë moment dhe e bën edhe të tërën e rolit, po jo puthu ti dhe thuaj një fjalë të ndyrë dhe gjithçka është stropio, më falni tani. Se ndjej një iditotësi nga aktorët kur thonë fjalë të ndyra dhe thonë kjo është jeta. Në jetë kaq shumë nuk themi dhe kemi një mënyrë për të thënë. Edhe kur thua diçka e thua si nëpër dhëmbë, këta kur e thonë në skenë, këta shkrihen, aty e thonë artificialisht, dmth një pjesë kënaqen me budallallëqe, një pjesë them. Çdo gjë e thonë me sensin e artit. Në filmat e realizmit socializmit, nëse tek Romeo dhe Zhuljeta aje ishte shtyllë dhe unë nuk e putha Ndriçim Xhepën, nuk doja,  aty duhej duhej për shembull se mungon. megjithatë nëse ti interpretimin  të tërën e ke shumë mirë dhe tani në kohën e sotme ke vetëm, puthje, llokoçitje, ngjeshje iditore banale dhe s’ke asgjë, asnjë mesazh, asnjë mesazh që të inspiron më mirë ashtu, sesa kështu. “, u shpreh Eva Aliko. 

Aktorja foli hapur dhe tregoi edhe  për marrëdhëniet që ajo ka pasur me koleget e tjera. Eva ka rrëfyer se në momentin kur fitoi çmim për filmin ‘Njeriu i mirë’, u thumbua nga kolegia e saj Elvira Diamanti.

J.V/Dosja.al

Shto Koment