Aktualitet

ME VIDEO/ Pushteti i babit të çon në delir? Djali i Lefter Allës del me 300km/h në mesnatë, drift dhe adrenalinë, sfidon dhe shokët: E dogje o loku….

VIDEO
Dosja.al, ju sjell një rast konkret, atë të djalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, Enio. Rebeli 21-vjeçar duket se nuk pranon të izolohet brenda mureve të shtëpisë së tij, por ka rrëmbyer mjetin luksoz dhe ka dalë të sfidojë Covid-19.
Featured image of article: ME VIDEO/ Pushteti i babit të çon në delir? Djali i Lefter Allës del me 300km/h në mesnatë, drift dhe adrenalinë, sfidon dhe shokët: E dogje o loku…. Lefter Alla, Enio dhe pamje nga videot
Përditësuar:

TIRANË– Armiku i padukshëm (Covid-19) që nuk kursen as të rinjtë dhe as fëmijët, për të cilën nuk kemi gjetur ende armët e duhura dhe mund të na sjellë vdekjen nga momenti në moment, nuk ka sensibilizuar shumë të rinj. Madje, ata jo vetëm që nuk qëndrojnë të izoluar në shtëpi, për të shmangur kështu shumë kontakte, por në errësirën e mesnatës guxojnë dhe u ‘hipën’ në kokë të bëjnë çmendurira.

Dosja.al, ju sjell një rast konkret, atë të djalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, Enio. Rebeli 21-vjeçar duket se nuk pranon të izolohet brenda mureve të shtëpisë së tij, por ka rrëmbyer mjetin luksoz dhe ka dalë të sfidojë Covid-19.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Enio tregon me mjaft krenari se sa fort e shkel pedalen e gazit, për të flutuar me mbi 300 km/h. Por nuk mjaftohet vetëm me kaq. Djali i kryebashkiakut, të cilit gazetari Artan Hoxha i publikoi edhe një video, me anë të cilës u shpreh se politikani Alla shihej duke thithur kokainë, ka nxitur edhe miqtë e tij që ta bëjnë këtë gjë.

Të papërtueshëm, shokët e 21-vjeçarit, kanë dalë dhe kanë bërë të njëjtën gjë si miku i tyre dhe e kanë pasqyruar me anë të videove në Isntastory. Veç ecjes me shpejtësi, Dibra është kthyer edhe në një pistë për drift për të rinjtë e apasionuar pas adrenalinës. Krahas njërës prej videove shkruhet: E dogje o loku…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Enio ka edhe një historik me Policinë e Shtetit, përballë të cilës ka tentuar të përdorë pushtetin e të atit, kur u ndalua dhe iu gjetën gjetur 5.5 gramë hashash të  ndarë në doza në automjet. Pas një kontrolli në automjetin e tij, forcat “Shqiponja” që e ndaluan kanë Në momentin e ndalimit mësohet se djali i kryebashkiakut u ka thënë policëve: ‘Pse nuk e njihni babain tim ju?!’

Të jetë vallë sërish pushteti i babait që e ka çuar në delir Enion?

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment