Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pushohet çështja për Arben Ndokën, gjykata: Nuk provohet vepra penale

  • Ndoka: Arrestimi im? Skenar i sajuar me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama!
  • Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka”.Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.
    Featured image of article: Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pushohet çështja për Arben Ndokën, gjykata: Nuk provohet vepra penale Arben Ndoka

    LEZHË– Çështja ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

    Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka”.   Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

    Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.

    Si ndodhi arrestimi?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka e dhjetë persona të tjerë. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

    Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.

    (a.b)/dosja.al

    Etiketa:

    Shto Koment