Aktualitet

Pushohen hetimet për policët që liruan Naser Gashin, Pepkolaj: Ky është morali i qeverisë

Për pushimin e këtyre hetimeve Pepkola shprehet se ky është morali i qeverisë shqiptare dhe sipas tij kjo qeveri dirigjohet nga kryeministri i hajnave dhe oligarkëve të tij.
Featured image of article: Pushohen hetimet për policët që liruan Naser Gashin, Pepkolaj: Ky është morali i qeverisë Shkëlqim Pepkola, ish-drejtues policie
Përditësuar:

Tiranë- Ish-drejtuesi i Policisë Shkëlqim Pepkola ka reaguar ndaj shkrimit të medias “Sos” në lidhje me çështjen e Naser Gashit.  Në shkrim theksohet se hetimet lirimin e Naser Gashit, janë pushuar zyrtarisht nga Prokuroria e Lezhës. Sipas saj ky institucion ka vendosur që policët të cilët liruan në shpërdorim të detyrës trafikantit e dënuar me vendim të gjykatës së krimeve të rënda Naser Gashin, nuk kanë kryer vepër penale.

Pepkola shprehet se ky është morali i qeverisë shqiptare dhe sipas tij kjo qeveri dirigjohet nga kryeministri i hajnave dhe oligarkëve të tij.

Disa muaj më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet ndaj drejtuesve të Policisë së Qarkut Kukës,lidhur me rastin e lirimit të çuditshëm të kosovarit të shpallur në kërkim për trafik droge Naser Gashi. Hetimet filluan pas një kallëzimi të depozituar në këtë prokurori nga ish-zv/drejtori i hetimit në Kukës Shkëlqim Pepkolaj, i cili akuzonte zinxhirin komandues të drejtorisë së Policisë Kukës, se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim Naser Gashi. (lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi: 

Kjo eshte Drejtesia Shqiptare e perçudnuar nga veglat e politikes qorre dhe pushtetit te hajduteve..!
Shqiptarë te nderuar e kuptoni tani se çdo te thote kur shteti e gjen te udhes ti behet krah kriminelit dhe jo mbrojtesit te ligjit..?!!!
Ky eshte morali i Qeverise Shqiptare.! Ky eshte morali i nje palo Ministri qyrravec dhe i nje Prokurorie marionete qe dirigjohet nga kryeministri i hajnave dhe oligarkeve te tije..!

J.V/Dosja.al 

Shto Koment