Aktualitet

‘Pusho shqip’/ Kosova nxit qytetarët e saj që të zgjedhin bregdetet shqiptare

Përmes një slogani të një sezoni turistik, aspak të zakontë le të themi, duke qenë se po kalojmë përmes një pandemie, Kosova u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë drejt Shqipërisë.
Featured image of article: ‘Pusho shqip’/ Kosova nxit qytetarët e saj që të zgjedhin bregdetet shqiptare Bregdet në Shqipëri

TIRANË– Kosova ka zgjedhur që të shtyjë të gjithë kosovarët që të zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar.

Përmes një slogani të një sezoni turistik, aspak të zakontë le të themi, duke qenë se po kalojmë përmes një pandemie, Kosova u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë drejt Shqipërisë.

‘Pusho shqip’ është slogani.

“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre t’i kryejnë në në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit, mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore, këtu ne ndihemi si në shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tonë”, tha Vesel Krasniqi.

Në takimin e bërë disa javë më parë në Prishtinë ministrat u dakordësuan për hapjen sot të sezonit turistik veror në Shqipëri dhe në fund të tetorit për të hapur sezonin turistik dimëror në Kosovë. Gjithashtu ata ranë dakord dhe për të krijuar një platformë të përbashkët me të gjitha destinacionet turistike, historike, kulturore të përbashkët mes dy vendeve, e cila do t’u shërbente turistëve të huaj nga rajoni, Evropa e më gjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6.4 milionë pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po s’duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin’, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Në këtë takim të sotëm ishin edhe operatorë turistikë, të cilët u shprehën se për t’i ardhur në ndihmë nismës ‘pusho shqip’ kanë bërë edhe ulje në paketat e tyre turistike.

Ndërkohë, në Lezhë vazhduan edhe sot prishjet e ndërtimeve pa leje. Ndërtesa e radhës u shemb në Kunë të Shëngjinit. Pavarësisht se sezoni turistik ka nisur prej muajit qershor Bashkia dhe IKMT kanë shembur më shumë se 50 ndërtesa në vijën bregdetare.

Marrë nga Euronews

(f.m/dosja.al)

Shto Koment