Politike

Pushimi i çështjes ‘Basha’, Balla: Kam fakte të reja, shumë shpejt kallëzim në SPAK

Ai shton se dosja e Bashës është kriminale dhe në të ka dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Featured image of article: Pushimi i çështjes ‘Basha’, Balla: Kam fakte të reja, shumë shpejt kallëzim në SPAK Taulant Balla dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas pushimit të çështjes së Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD nga Gjykata e Apelit. Në një reagim në mediat sociale, Balla shkruan se Gjykata e Apelit ka vonuar drejtësinë.

Ai shton se dosja e Bashës është kriminale dhe në të ka dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Më tej socialisti shton se këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË. Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj). 1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763 👉dokumenti i parë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë 👉dokumenti i dytë (foto) https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711… 3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike. 👉dokumenti i tretë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Gjykata e Apelit Tiranë, ka përcaktuar sot vendimin për çështjen në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe dy zyrtarëve të PD, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që vendosi pushimin e çështjes. Tashmë akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” kanë rënë dhe Basha, Ristani e Dervishi kanë mbyllur çështjen me drejtësinë. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment