BotaKuriozitete

Pushimet në hapësirë, fillon ndërtimi i hotelit që do të fluturojë sipër Tokës

CNN shkruan se kompania kaliforniane Fondacioni Gateway dhe Orbital Assembly Corporation kanë vendosur që të ndërtojnë hotelin e parë në botë që do të fluturojë sipër Tokës.
Featured image of article: Pushimet në hapësirë, fillon ndërtimi i hotelit që do të fluturojë sipër Tokës Stacioni Von Braun

SHBA- Hoteli i parë hapësinor ka filluar nga ndërtimi. CNN shkruan se kompania kaliforniane Fondacioni Gateway dhe Orbital Assembly Corporation kanë vendosur që të ndërtojnë hotelin e parë në botë që do të fluturojë sipër Tokës. Data e planifikuar për mbarimin e hotelit së ndërtuari do të jetë viti 2027.

Hoteli do të quhet Stacioni Von Braun është një koncept i ‘çuditshëm’ i një hoteli. Ai do të jetë i përbërë nga 24 ndarje dhe do të ketë formën e një rrote të madhe. Modelin për këtë hotel e ka dhënë ish-piloti John Blincow, i cili drejton kompanitë që do e ndërtojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo epokë e artë e udhëtimit në hapësirë ​​është afër. Po vjen. Po vjen shpejt,” tha Blincow.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment