Politike

Vojo Bregu publikon GRAFIKUN: Veliaj po braktiset nga njerëzit e thjeshtë dhe socialistët e vërtetë. Brenda muajit qindra ndjekës braktisin Kryebashkiakun në rrjetet sociale

Në një psotim që ka bërë në rrjetet sociale,  Bregu krahas fotos shkruan se Veliaj së bashku me Partinë Socialiste po braktiset nga njerëzit duke shtuar se audinca e Veliajt është matur nga vetë "Facebook'. 
Featured image of article: Vojo Bregu publikon GRAFIKUN: Veliaj po braktiset nga njerëzit e thjeshtë dhe socialistët e vërtetë. Brenda muajit qindra ndjekës braktisin Kryebashkiakun në rrjetet sociale Erion Veliaj

TIRANË- Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu së fundmi ka publikuar grafikun e renies së ndjekësve  të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në rrjetet sociale. 

Në një psotim që ka bërë në rrjetet sociale,  Bregu krahas fotos shkruan se Veliaj së bashku me Partinë Socialiste po braktiset nga njerëzit duke shtuar se audinca e Veliajt është matur nga vetë “Facebook’.  Ndërkohë siç shihet në grafik nga 13 janari Kryebashkiakut i kanë ikur nga faqja qindra ndjekës. 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Erion Veliaj përpiqet të injektojë në publik idenë e braktisjes së LSI-së, mirëpo ajo që po braktiset nga njerëzit e thjeshtë dhe socialistët e vërtetë është Rilindja. Kjo vërehet në matje, në sondazhe dhe në komunikimin e thjeshtë me publikun. Strategjia toksike e Erion Veliajt po rezulton kundërproduktive. Kjo grafikë e matur nga FB dhe jo nga sondazhet e blera, është drama e atij që po drejton fushatën në qarkun e Tiranës, dhe që po pērpiqet ti zerë vendin Ramës pas humbjes së pritshme. Sa më shumë përpiqet të gērryejë LSI, aq më shumë zgjatet dimri i vetmisë së madhe deri më 25 Prill.”- shkruan ai. 

(a.k.dosja.al)

Shto Koment