Aktualitet

Punonte në të zezë në Itali/ Shqiptari ra nga çatia dhe mbeti i paralizuar, pronari e çoi në spital dhe tha se e përplasi makina

27-vjeçari sapo ishte pushuar nga puna nga një ndërmarrje ndërtimit në të cilën ishte punësuar, dhe kishte kërkuar që të punonte diku tjetër. Një biznesmen tjetër, bashkatdhetari i tij, i ofroi një vend punë në të zezë.
Featured image of article: Punonte në të zezë në Itali/ Shqiptari ra nga çatia dhe mbeti i paralizuar, pronari e çoi në spital dhe tha se e përplasi makina Pamje nga një protestë

MILANO, ITALI- Media italiane “Il Giornale” ka publikuar historinë e një punëtori shqiptar, i cili ka mbetur i paralizuar pasi u rrëzua nga një kantier ndërtimi ku edhe punonte në të zezë.

I riu shqiptar ra nga 5 metra lartësi dhe përfundoi në një karrige me rrota. Por historia nuk është rrëfyer kështu…

Duke qenë se Dorian K., 27 vjeç, ishte pa sigurime, ngjarja u maskua si aksident rrugor dhe policisë iu desh tetë muaj për të zbardhur se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

27-vjeçari sapo ishte pushuar nga puna nga një ndërmarrje ndërtimit në të cilën ishte punësuar, dhe kishte kërkuar që të punonte diku tjetër. Një biznesmen tjetër, bashkatdhetari i tij, i ofroi një vend punë në të zezë.

Në një nga ditët e punës, Doriani shkon për të rregulluar një çati pa asnjë masë mbrojtëse dhe teksa punonte rrëshqet duke u plasur përtokë pas disa sekondash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Punëdhënësi i tij, i pranishëm në kohën e aksidentit, kupton se punëtori ishte lënduar seriozisht pasi nuk mund të lëvizte. Ai nuk lajmëron ambulancën, pasi do t’i duhej që të jepte llogari për punën në të zezë por e merr 27-vjeçarin në makinën e tij dhe e çon në spital. Atje u thotë mjekëve se e kishte gjetur në mes të rrugës dhe se dyshonte se e kishin aksidentuar.

Skenari i tij ishte i pabesueshëm pasi Doriani ishte çuar në spital i ndotur me gëlqere dhe i veshur me rroba pune.

Kamerat e sigurisë së zonës zbuluan gjithçka por për Dorianin ishte tepër vonë. Ai mbeti i paralizuar, ndërsa punëdhënësi i tij dhe pronari i banesës ku kishte shkuar të punonte janë nën hetim për ngjarjen e rëndë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment