Aktualitet

Të shtrirë përtokë/ Punonjësit e nënstacionit të Poçemit hyjnë në ditën e dytë të grevës, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spital

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit hyjnë sot në ditën e dytë të grevës. Ata kërkojnë 27 pagat të cilat nuk ua ka dhënë kompania.
Featured image of article: Të shtrirë përtokë/ Punonjësit e nënstacionit të Poçemit hyjnë në ditën e dytë të grevës, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spital Foto të punonjësve në protestë.

Mallakastër-Punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës se tyre të urisë, pasi kërkojnë 27 pagat, të cilat nuk i kanë marrë dhe hedhjen e sigurimeve të prapambetura nga ana e kompanisë, Tosk Energji. Pas futjes në grevë urie kompania u ka kërkuar punëtorëve që të lënë grevën, por ata nuk kanë pranuar,  pa marrë 27 pagat.

Deri më tani në ambientet e brendshme të nënstacionit të Poçemit në grevë janë 14 punonjës dhe pritet t’i shtohen edhe 4 të tjerë. Siç shihet edhe në foto, punonjësit ndodhen në një dhomë dhe  si pasojë e temperaturave të ulëta kanë nisur dhe problemet e tyre të para shëndetësore. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se  një prej punëtorëve është dërguar mbrëmjen e djeshme në ambulancën e fshatit Fratar.

Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata me 31 dhjetor 2019 nga ku furnizohet me energji dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë. Një ditë më parë ata janë shprehur se të hënën do të futen në grevë urie pasi kanë 6 muaj para marrë rrogat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al

Shto Koment