Sport

Punonjësit e “Loro Boriçi” 5 muaj pa rroga, Ademi: Këshilli Bashkiak ka 3 muaj që nuk merr asnjë vendim

Voltana Ademi ka reaguar pas protestave të punonjësve të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër, pasi prej 5 muajsh nuk kanë marrë pagat.
Featured image of article: Punonjësit e “Loro Boriçi” 5 muaj pa rroga, Ademi: Këshilli Bashkiak ka 3 muaj që nuk merr asnjë vendim Voltana Ademi

SHKODËR- Pas protestave të punonjësve të Stadiumit Loro Boriçi për shkak të mos marrjes së pagave prej 5 muajsh kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar për shqetësimin e  ngritur nga punonjësve të klubit të Vllaznisë.

Ajo tha se ky shqetësim që shohim dhe sot është ngritur disa herë nag Bashkia e Shkodrës, duke shtuar se fondi është në dispozicion por është bllokuar nga prefekti i Shkodrës.

“Shqetësimi është ngritur shumë herë. Situata ku ndodhet bashkia është pak komplekse dhe lidhet me krizën politike. Këshilli Bashkiak ka 3 muaj që nuk merr asnjë vendim. Në bashkinë Shkodër nuk ka një vendimarrje që lidhet me vijueshmërinë e punës për tu ekzekutuar nga ekzekutivi, administrata e bashkisë Shkodër dhe për pasojë ka edhe pengesa që vijnë në shërbimin që ne realizojmë. 

Ka pasur miratim nga Këshilli Bashkiak për alokimin e fondeve. Kjo vendimmarrje nuk është kaluar nga Prefekti i qarkut Shkodër. Duke parë problematikën i jemi referuar edhe njëherë Këshillit me datën 11 qershor 2019 dhe sot jemi në muajin shtator dhe nuk kemi një shqyrtim apo një vendimmarrje që do të duhet të adresojë paratë e buxhetit. Paratë që ka në dispozicion Bashkia Shkodër janë të mundshme për tu alokuar sepse ne i kemi dërguar për miratim. Ajo që kërkohet menjëherë  është një vendimmarrje për përdorimin që nuk mund ta realizojë bashkia Shkodër.”- u shpreh Voltana.

A.C/Dosja.al

Shto Koment