Aktualitet

”Me çfarë të ushqehemi?”/ Punonjëset e fasonerisë në Berat në protestë, kërkojnë pagën e luftës, policia ndërhyn për t’i shpërndarë

40 punonjëse të një fasonerie në Berat janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata shprehen se nuk do të ndalen derisa të marrin pagën.
Featured image of article: ”Me çfarë të ushqehemi?”/ Punonjëset e fasonerisë në Berat në protestë, kërkojnë pagën e luftës, policia ndërhyn për t’i shpërndarë Foto nga protesta
Përditësuar:

Berat-40 punonjëse të një fasonerie janë duke protestuar para drejtorisë së Tatimeve në Berat, pasi kërkojnë pagën e luftës.  Ndërkohë, policia ka ndërhyrë me forcë për të shpërndarë protesueset. Por, këto të fundit kanë kundështuar punonjësit e policisë dhe kanë deklaruar se nuk do të shpërndahen derisa të marrin një përgjigje nga tatimet.

“Do të shpërndahemi kur të marrim përgjigje. Vetëm disa gra kanë marrë pagën, ndërkohë që kemi punuar njësoj. Jemi 230 punonjëse në fabrikë. Nga listpagesa e parë janë miratuar vetëm 80 emra. Në ato 80 emra 38 punëtore i morën, të tjerat jo. Ku është ngërçi. Ne kemi 25 vite që punojmë”, është shprehur një nga protestuesit.

“Më pranua kërkesa por nuk më dhanë pagën, pse nuk po më kalon? Me çfarë do të ushqehem unë. Ne kemi qenë në punë me kohë të pjesshme”, u shpreh një tjetër protestuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ditën e djeshme u ngritën në protestë 50 punonjës të transportit publik në Vlorë, të cilët kërkuan pagën e luftës Po kështu një  tjetër protestë u zhvillua dje në qytetin e Durrësit. Banorët e një prej komplekse të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit kërkuan ndërtimin e banesave.  Për mediet ata kanë theksuar se  shtëpitë e tyre ende nuk janë shpallur të pabanuara dhe për këtë kërkojnë sqarime nga bashkia.

J.V/Dosja.al

Shto Koment