
ANGLI– Lucy Hutchings është e reja nga Anglia, e cila punon në repartin ku ndodhen pacientët e infektuar me koranvirus. 19-vjeçarja punon 13 orë në ditë duke u kujdesur për të moshuarit të prekur nga Covid-19, të cilët janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv.
Ajo ka postuar një foto brenda spitalit, ku në fytyrën e saj dallohet qartë lodhja dhe gjendja në të cilën ndodhet, ndërkohë u kërkon të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi gjendja në vend, sipas saj po përkeqësohet.
Hutchings punon si asistente e mjekëve në Spitalin Gjeneral Southampton, dhe sipas saj në godinë numri i të infektuarëve rritet dita-ditës, ndërkohë që mungojnë shumë mjete mbrojtëse.
“Ne kemi këtu njerëz që janë në gjendje të rëndë dhe njerëz që nuk kanë nevojë për respiratorë. Shumica e pacientëve që kanë nevojë për oksigjen janë në të gjashtëdhjetat apo nëntëdhjetat. Mund ta shohësh në sytë e tyre që disa prej tyre janë duke vuajtur, ata mund të thonë që janë mirë, por nuk është e vërtetë. Është shumë e trishtë të shohësh njerëz me virusin…”- ka thënë adoleshentja.
Hutchings thotë se sa më shpejt që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e të ndenjurit brenda, aq më shpejt kjo situatë do të përfundojë.
Burimi: DailyMail
(A.K.Dosja.al)