Sociale

‘Punojmë aq sa paguhemi’/ Vijon revolta e 900 punonjësve të Alba Call, një hap larg grevës së urisë

Vijon ende "lufta" mes punonjësve dhe kompanisë "AlbaCall." Punonjësit janë një hap grevës së urisë që kishin paralajmëruar.
Featured image of article: ‘Punojmë aq sa paguhemi’/ Vijon revolta e 900 punonjësve të Alba Call, një hap larg grevës së urisë Protesta e punonjësve të "AlbaCall"

TIRANË– 900 punonjës të kompanisë Call Center “Alba Call” vijojnë prej 3 qershorit “luftën” e tyre me punëdhënësit e tyre.

Punonjësit janë një hap larg grevës pasi kompania i ka njoftuar se bonusi i çdo muaji nuk do t’u jepej më. Vendim ky që nuk parashikohet as në kontratat e punës.

Vendimi ka hasur në revoltën e punonjësve të cilët kanë bërë lëvizjet e tyre pasi sipas tyre ky bonus kap 30% të rrogës. Pa asnjë reagim nga shoqatat për të drejtat e njeriut dhe politika, punonjësit e “AlbaCall” mbeten në mëshirë të pronarëve.

Sektori i Call Center në Shqipëri është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Të dhënat e INSTAT për vitin 2017 janë se deri në këtë periudhë mbi 25 mijë shqiptarë punojnë në Call Center

Për të lexuar se si ka nisur protesta e punonjësve të Call Centre, reagimin e kompanisë dhe takimin me Inspektoriatin e Punës (LEXO KËTU)

(k.m./dosja.al)

Shto Koment