Rajoni

Punoi deri ditët e fundit, ndërron jetë në spitalin ku u emërua ekipi shqiptar, infermierja në Itali. Familja: Luftoi me gjithë forcën e saj!

Edhe pse e infektuar, Lidia vijonte të punonte duke asistuar të gjithë të moshuarit e infektuar, edhe pse vetë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Featured image of article: Punoi deri ditët e fundit, ndërron jetë në spitalin ku u emërua ekipi shqiptar, infermierja në Itali. Familja: Luftoi me gjithë forcën e saj! Lidia Liotta

ITALI– Infermieria e spitalit të Brescias, Lidia Liotta ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. 55-vjeçarja punonte në një azil të moshuarish në Predore, dhe ishte infektuar që në fund të shkurtit .

Edhe pse e infektuar, Lidia vijonte të punonte duke asistuar të gjithë të moshuarit e infektuar, edhe pse vetë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo po luftonte me gjithë fuqinë e saj,”-thotë familjarët e saj. Ditët e fundit, ajo ishte shtruar në kujdesin intensive, dhe ndërroi jetë për shkak të një hemoragjie të trurit duke lënë pas bashkëshortin dhe vajzën e saj 20-vjeçare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të njëjtin spital ku ndërroi jetë infermierja Lidia, po shpërbejnë 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë të dërguar në Itali. Sapo mbërritën, ata u caktuan që të punonin në Brescia, e cila është një nga zonat më të prekura nga pandemia në Itali.

Marrë nga Agrigento.gds.it

(k.m/dosja.al)

Shto Koment