Politike

Punimet tek Parku Rinia, Zhupa: Veliaj ka shpërdoruar 1 miliard lekë, ka shtuar betonin. Është shkelur ligji dhe Plani Urbanistik i Tiranës

Në një reagim në mediat sociale, Zhupa shkruan se  ajo është pro kendeve të lojërëve, por shton se është kundër abuzimit me paratë publike.
Featured image of article: Punimet tek Parku Rinia, Zhupa: Veliaj ka shpërdoruar 1 miliard lekë, ka shtuar betonin. Është shkelur ligji dhe Plani Urbanistik i Tiranës Foto e publikuar nga Ina Zhupa

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ke denoncuar sot punimet që janë bërë në Parkun Rinia në Tiranë. Në një reagim në mediat sociale, Zhupa shkruan se  ajo është pro kendeve të lojërëve, por shton se është kundër abuzimit me paratë publike.

Në reagimin e saj Zhupa shton se Veliaj ka shpërdoruar 1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin në mes të Tiranë në kundërhstim me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranës. Ajo shton se referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkinë Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapësirë e rëndësishme ambientale ekologjike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“PRO cdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj. Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek per te prishur gjelberimin e nje parku per femije edhe te rritur, nje mjedis relaksues, lojrash ne natyre edhe i gjelber per ta bere ate gjoja si kend lojrash ne kundershtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik te Tiranes!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapesire te rendesishme ambientale ekologjike. Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2! Betonizimi eshte e vetmja metode pune qe njeh Veliaj ne krye te Bashkise Tirane!”, shkruan Zhupa.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment