Aktualitet

Punimet në rrugën e Durrësit, Bashkia: Do ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve, ja si do devijohet trafiku

Bëhet me dije se kufizimet do të jenë në segmentin e rrugës së “Durrësit”, nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skënderbej”, si dhe pjesërisht në Unazën e Vogël të qytetit, rruga “Ded Gjo Luli”.
Featured image of article: Punimet në rrugën e Durrësit, Bashkia: Do ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve, ja si do devijohet trafiku Punimet tek rruga e Durrësit

TIRANË- Bashkia e Tiranë ka njoftuar sot se projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të kanalizimeve dhe rehabilitimi i Rrugës së Durrësit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në një njoftim për mediat, bashkia njofton se tashmë punimet do të zhvendosen në pjesën nga kryqëzimi të ish “Kafe Flora” deri te sheshi “Skënderbej” dhe për këtë do ketë do të ketë kufizim të qarkullimit.

Bëhet me dije se kufizimet do të jenë në segmentin e rrugës së “Durrësit”, nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skënderbej”, si dhe pjesërisht në Unazën e Vogël të qytetit, rruga “Ded Gjo Luli”.

NDRYSHIMI I QARKULLIMIT

a) për Unazën e Vogël, lidhja e rrugës së Durrësit me sheshin “Skënderbej”, punimet do të kryhen vetëm natën, jo me bllokim të plotë të Unazës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të jetë i lirë në Unazën e Vogël, rruga “Ded Gjo Luli”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

b) rruga “Durrësit” dhe rruga “Mine Peza”, segmenti i saj nga rruga “Fortuzi” deri te lidhja me “Unazën e Vogël”, do jenë plotësisht të bllokuara dhe me ndalim qarkullimi për një periudhe disa ditore.

Linjat e transportit publik që qarkullojnë në rrugën e “Durrësit” dhe rrugën “Mine Peza” aktualisht do të devijohen për në rrugën “Asim Vokshi”, me vijim në bulevardin “Zog I”, si dhe drejtimi i tyre qendër për në rrugën “Dritan Hoxha” do të devijohen në rrugën e “Barrikadave”, me vijim në rrugën “Asim Vokshi”.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment