Aktualitet

Punimet në rrugë dëmtuan fiderin, rikthehet energjia elektrike për një pjesë të Komunës së Parisit, kallëzohet penalisht subjekti privat

Punimet e një subjekti privat në rrugën "Merdar Shtylla" në kryeqytet, kanë dëmtuar fiderin, duke lënë pa drita një pjesë të Komunës së Parisit. Po vijon puna për normalizimin e plotë, ndërsa është proceduar penalisht subjekti privat që po kryente punimet.
Featured image of article: Punimet në rrugë dëmtuan fiderin, rikthehet energjia elektrike për një pjesë të Komunës së Parisit, kallëzohet penalisht subjekti privat Pamje nga vendngjarja

TIRANË – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rrugën “Merdar Shtylla” në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Mësohet se shkak për ndërprerjen, është bërë dëmtimi i fiderit nga firma “Senka”, e cila po bëntë punime në rrugë.

Pas ndërhyrjes së grupeve të OSSH, është rikthyer energjia në një pjesë të zonës, ndërsa po punohet për normalizim të plotë. Gjithashtu ndaj subjektit është bërë kallëzim penal.

Njoftimi i OSHEE

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftim për abonentët #Tiranë

Për shkak të dëmtimit të fiderit 326 nga firma private “Senka” kanë mbetur pa energji elektrike banorë pranë rrugës “Medar Shtylla” (Komuna e Parisit).  Grupet e #OSSH morën masa të menjëhershme dhe rikthyen energjinë elektrike për një pjesë të zonës. Aktualisht po vijon puna për normalizimin e situatës ndersa ndaj subjektit është bërë kallëzim penal❗️

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment