Aktualitet

Punimet e OST në Kombinat, oraret kur disa zona do të mbesin pa elektricitet

Punimet e kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në zonën e Kombinatit do të sjellin ndërprerje të energjisë elektrike për dy ditë përgjatë orëve 08:00-16:00.
Featured image of article: Punimet e OST në Kombinat, oraret kur disa zona do të mbesin pa elektricitet Foto ilustruese

TIRANË– Punimet e kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në nënstacionin e TEC-it në zonën e Kombinatit do të sjellin ndërprerje të energjisë elektrike sot dhe nesër në disa zona të Tiranës përgjatë orëve 08:00-16:00.

Lajmi është konfirmuar edhe nga OSHEE-ja, e cila me anë të një njoftimit bën me dije edhe zonat që do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Zonat pa energji:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet.

5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment