Sociale

Punime në rrjet, OSHEE: Për tre ditë disa zona të Tiranë do jenë pa energji

Sipas njoftimeve nga OSHEE, mësohet se zonat e prekura do të jenë në Kinostudio dhe tek Dinamo, por dhe zona tek Shkolla e Kuqe
Featured image of article: Punime në rrjet, OSHEE: Për tre ditë disa zona të Tiranë do jenë pa energji Punime në rrjet nga OSHEE

TIRANË- Qyteti i Tiranës në disa zona të tij, do të jetë pa energji në datat 18, 19 dhe 20 mars për shkak të ndërhyrjeve në rrjet.

Sipas njoftimeve nga OSHEE, mësohet se zonat e prekura do të jenë në Kinostudio dhe tek Dinamo, por dhe tek zona e Shkollës së Kuqe. OSHEE lajmëron ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet në tre ditët në vijim nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Njoftimet e OSHEE

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kinostudio, në datat 19-20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:

19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë

20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht)R

***

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”

Për shkak të punimeve në kabina, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia elekrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht.

***

Për shkak të punimeve në kabina, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia elekrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht

Punimet në rrjetin e shpërndarjes janë të shumta në vend, pasi OSHEE po kryen punime dhe në qytete ku pa pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment