Diaspora

Punëtori shqiptar mahnit nga Gjermania, gjen një piano në vendin e punës dhe interpreton këngën e ‘Hajredin Pashës’

VIDEO
Në mesin e emigantëve që kanë lënë familjen për një jetesë më të mirë, është edhe Gazmend Geci i cili pas luftës në Kosovë, është detyruar të lë vendlindjen dhe të udhëtojë për punë në Gjermani. Edhe ai si shumica e shqiptarëve bën punë fizike. 
Featured image of article: Punëtori shqiptar mahnit nga Gjermania, gjen një piano në vendin e punës dhe interpreton këngën e ‘Hajredin Pashës’ Gazmend Geci

GJERMANI– Shumë të rinj shqiptarë për shkak të papunësisë janë detyruar të emigrojnë drejt shteteve evropiane dhe vende të tjera të botës. Por pavarësisht kësaj nuk janë zbehur vlerat e tyre kulturore apo talentet e tyre.

Në mesin e emigantëve që kanë lënë familjen për një jetesë më të mirë, është edhe Gazmend Geci i cili pas luftës në Kosovë, është detyruar të lë vendlindjen dhe të udhëtojë për punë në Gjermani. Edhe ai si shumica e shqiptarëve bën punë fizike.

Të hënën gjatë punës, Gazmendi ka hasur në një piano të braktisur diku në Gjermani. Gazmendi në atë moment ka lënë punën dhe është ulur duke i rënë pianos. Ai ka luajtur disa melodi të këngëve shqipe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai madje është futur live në facebook, duke interpretuar këngën “Hajredin Pasha”, një ndër këngët më të pëlqyera shqiptare.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment