Aktualitet

Vdekja e punëtorit në Durrës, Policia arreston administratorin dhe inxhinierin e firmës: Rrezikojnë 10 vite burg

Në një njoftim për mediat Policia e Durrësit, bën me dije se dy të arrestuarit kanë shkelur rregullat teknike në punë.
Featured image of article: Vdekja e punëtorit në Durrës, Policia arreston administratorin dhe inxhinierin e firmës: Rrezikojnë 10 vite burg Foto ilustruse

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të një pallati, ku mbrëmjen e djeshme një punëtor humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i 2-të. Në një njoftim për mediat Policia e Durrësit, bën me dije se dy të arrestuarit kanë shkelur rregullat teknike në punë.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti”, shkruhet në njoftim dhe bëhet me dije se rrezikojnë deri në 10 vite burg.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti. Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin. Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti. Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment