Aktualitet

Punëtorët u vranë te pallati i Braçes, Veliaj gëzon: Ja si e rregulluam fasadën

Teksa familjet qanin të afërmit e tyre që vdiqën gjatë rregullimit të një fasade, Veliaj gëzon dhe tregon se si ka rregulluar pallatet disa qindra metra larg vendit të krimit.
Featured image of article: Punëtorët u vranë te pallati i Braçes, Veliaj gëzon: Ja si e rregulluam fasadën Veliaj gjatë inspektimit të punimeve

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, në vend të një reagimi për humbjen e jetëve të dy punëtorëve në një projekt të institucionit që drejton ka zgjedhur që të veprojë ndryshe.

Teksa familjet qanin të afërmit e tyre që vdiqën gjatë rregullimit të një fasade, Veliaj gëzon dhe tregon se si ka rregulluar pallatet disa qindra metra larg vendit të krimit. Në një postim në Facebook, numri një i bashkisë shkruan se dhe një tjetër pallat i është bashkuar buqetës së transformimit, por nuk përmend jetët e humbura.

Një tjetër pallat te rruga “Thanas Ziko”,🏠 i bashkohet buqetës sonë të pallateve të transformuara. 👌Banorët i dhanë një pamje të re shtëpive të tyre👪, duke aplikuar përmes administratorit pranë bashkisë. Sot e çojmë në 50 projekte falë “Fondit për Komunitetin”📊, të cilat mund t’i bëjmë 500. 🎈”, shkruan Veliaj.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment