Aktualitet

Punëtorët nga Afrika tashmë ndodhen në Shqipëri, zëvendësojnë shqiptarët që janë larguar në emigrim (VD)

Pak ditë më parë “Europe Agency”, ka publikuar një video ku shihen tre punëtorë me ngjyrë në një kantier ndërtimit dhe tregojnë se cilët janë.
Featured image of article: Punëtorët nga Afrika tashmë ndodhen në Shqipëri, zëvendësojnë shqiptarët që janë larguar në emigrim (VD) Punëtorët nga Afrika

TIRANË- Punëtorët e huaj në Shqipëri tani janë realitet. Një çështje që është shumë kohë më parë ishte thjesht debat absrakt, tashmë është realitet. Shumë qytetarë nga Afrika kanë zgjedhur që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, falë edhe bashkëpunimit me agjenci të huaja që bëjnë të mundur vendosjen e tyre këtu.

Pak ditë më parë “Europe Agency”, ka publikuar një video ku shihen tre punëtorë me ngjyrë në një kantier ndërtimit dhe tregojnë se cilët janë. Në fund ata falenderojnë “Europe Agency” e cila ka bërë të mundur sjelljen e tyre në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por këta tre punëtorë nuk janë të vemtit që kanë ardhur nga Afrika në Shqipëri. Pak ditë më parë Dosja.al ka raportuar dhe për një grup punëtorësh të tjerë të cilët punojnë në sektorin fason.

Ardhja e punëtorëve të huaj në Shqipëri ka ngjallur shumë debate pasi shumë e shikojnë si një zëvendësim të shiptarëve që janëlarguar drejt Evropës për një jetë më të mirë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment