Aktualitet

Punëtorët e Uzinës në Poliçan më shumë se 2 vite pa marrë pagat: Shteti të hedhë sytë nga ne, jemi me kredi e pa asnjë të ardhur tjetër

VIDEO
Sipas informacioneve mësohet se puntorët e Uzinës së Prodhimit dhe Demontimit të Armëve në këtë qytet kanë dy vite ma parrë rrogat
Featured image of article: Punëtorët e Uzinës në Poliçan më shumë se 2 vite pa marrë pagat: Shteti të hedhë sytë nga ne, jemi me kredi e pa asnjë të ardhur tjetër Punëtorët e Uzinës së Poliçanit

POLIÇAN– Qytetari i Poliçanit nga sot do jetë në një karantinë 14 ditore, ku do lejohet asnjë qytetarë të dalë nga banesa. Por përveç problemit me COVID-19, qytetarët duket se kanë dhe shqetësime të bartura nga para luftës.

Sipas informacioneve mësohet se puntorët e Uzinës së Prodhimit dhe Demontimit të Armëve në këtë qytet kanë dy vite ma parrë rrogat. Janë rreth 100 punëtorë që nuk kanë marrë pagën që prej 2018 dhe tashmë uzina ka 20 punetorë, por as këta nuk janë paguar. Siç shprehet ata, kjo situatë ka ardhur sepse Ministria e Mbrojtjes nuk i financon më.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Uzina është ende funksionale dhe prodhon fishek 9 mm dhe ministria nuk i lejon më të prodhojnë dhe te shesin. Punëtorët i bëjnë thirrje shtetit të hedhë sytë nga ta, pasi kanë marrë kredi, janë pa të ardhura dhe e vetmja shpresë është marrja e pagave të prapambetura.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment