Sport

“Punën nuk ma kanë dhënë shefat”, moderatorja sportive “thumbon” koleget: Për ato që dalin vetëm si kukulla dhe…

Qeqa Krelani “thumbon” edhe ato moderatore që dalin si kukulla
Featured image of article: “Punën nuk ma kanë dhënë shefat”, moderatorja sportive “thumbon” koleget: Për ato që dalin vetëm si kukulla dhe… Qeqa Krelani
Përditësuar:

KOSOVË– Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes  edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Gazetarja numëron afërsisht 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës dhe së fundmi, ajo ka reaguar lidhur me debatin për veshjet provokuese apo zhveshjen në ekran të moderatoreve të sportit.Ndërkohë Qeqa Krelani “thumbon” edhe ato moderatore që dalin si kukulla.

“Unë jam gazetare me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës. Punën nuk ma ka dhënë as partia, as shefat, prandaj nuk kam asnjë ndërhyrje që të më dizajnojnë sesi duhet të dukem e të flas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por përderisa ia paguaj taksat këtij vendi deri në centin e fundit, kam të drejtë të vishem dhe të dukem siç dua unë. Mirëpo, për moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla dhe brenda 1 ore emision gjithçka thonë është “birra…” dhe “butiku filani”, ato gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë”, tha Krelani

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment