Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka raportuar tek Komisioni i Ligjeve punën e bërë nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit 2020.
Në fjalën e tij, para deputetëve që përbëjnë Komisionin e Ligjeve, Kraja tha se përgjatë vitit që lamë pas, SPAK ka rritur bashkëpunimin me autoritetet e huaja. Ndërkohë që ka shtuar se “pika e fortë” ishte goditja e pasurive të personazheve të lidhur me botën e krimit.
“Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën arrest me burg, nga të 257 janë ekzekutuar ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë arrest në mungesë. Masa e sigurisë arrest me burg për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar. Më shumë procedime kemi në fushën e korrupsionit. Janë kryer edhe ekstradime me shtete të huaja, 43 gjithsej. Kemi bashkëpunuar edhe me antimafien dhe antikrimin në Itali, si dhe autoritetet në Kroaci. Edhe në kuadër të OFL-së, SPAK ka mbrojtur para gjykatës kërkesat për sekuestrim pasurie. Nga 120 kërkesa për sekuestrim pasurie, 115 janë pranuar. Janë mbi 200 pasuri të paluajtshme të sekuestruara. Është vepruar edhe në kuadër të ligjit antimafia, ku janë kryer po ashtu sekuestrim pasurie. Goditja e pasurisë kriminale kanë qenë shumë të efektshme dhe në një periudhë tepër të shkurtër. Janë dënuar 50 persona, pas kërkesës së SPAK,”-tha Kraja në fjalën e tij.
Para Krajës, në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e bërë përgjatë vitit që lamë pas, kanë qenë edhe krerë të institucioneve të tjera. Fillimisht në Komision ka marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj; më pas kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe krerët e KLGJ e KLP, Naureda Llagami e Gent Ibrahimi.
(k.m/dosja.alo)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes ka qënë e pranishme ditën e sotme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenie...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka vizituar Shtëpinë me Gjethe në Tiranë, duke zbuluar edhe sistemin sesi përgjonte sistemi i komunizimit. Në një mo...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor u mblodh ditwn e sotme për të shqyrtuar padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kë...
TIRANË– Teologu dhe gazetari Arjan Curri ka parashikuar se deri në fund të muajit qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin persona të p...
TIRANË– Analisti Andi Bushati e konsideroi të dëshpëruar qëndrimin që mbajti ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall non grata nga Shtetet e Bash...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha që të heqë ish-kryemi...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha është një nga ata persona që kapet nga veshët nga ambasadorët. I ftuar në ...
TIRANË– Grupi për PD-në ka vijuar takimet e përditshme me demokratët, ndërkohë që kanë mbetur vetë, 10 ditë nga zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Partin...