Aktualitet

6 të infektuar me koronavirus/ Nis dezinfektimi i hapësirave publike në qytetin e Pukës (VD)

Ka nisur dezinfektimi i hapësirave publike në qytetin e Pukës. Deri më tani raprotohet për 6 persona të infektuar në vendin tonë.
Përditësuar:

Pukë- Nurmi i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 6. Në qytetin e Pukës ka filluar dezifektimi i të  gjithë hapësirave publike. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Bashkia Pukë, punonjësit janë duke dezinfektuar rrugët dhe parqet.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment