Bota

Publikuan trupin e Sala në rrjetet sociale, 9 akuza rëndojnë mbi 2 persona në Angli (EMRAT)

Mbi Sherry Bray, 48 vjeçe dhe Christopher Ashford, 62 vjeç rëndojnë 9 akuza.
Featured image of article: Publikuan trupin e Sala në rrjetet sociale, 9 akuza rëndojnë mbi 2 persona në Angli (EMRAT) Emiliano Sala

Angli- Mbi 2 persona në Angli rëndojnë 9 akuza pas vdekjes së futbollistit të Emiliono Sala. Mësohet se Sherry Bray, 48 vjeçe dhe Christopher Ashford, 62 vjeç, do të paraqiten në gjykatë për foton që publikuan në rrjetet sociale ku në të shfaqej trupi i pajetë i Salah. Ata akuzohen foton e kanë marrë në mënyrë të paautorizuar nga materialet kompjuterike.

Mbi Bray rëndojnë tre akuza, ndërsa mbi Ashford 6 akuza. Të dy do të paraqiten në Gjykatën Sëindon më 10 Korrik. Imazhet, të cilat u shfaqën fillimisht në mediet sociale disa javë më parë, ku shfaqej trupi i pajetë i futbollistit në morg.

Avioni që mbante Sala dhe pilotin David Ibbotson humbi më 21 Janar në kanalin anglez. Futbollisti 28-vjeçar, i cili sapo kishte nënshkruar për Cardiff nga Nantes, u zhduk me pilotin e aeroplanit privat të Piper Malibu pasi u rrëzua në ujërat në veri të Guernsey. (lexo këtu)

Burimi: The Sun

J.V/Dosja.al

Shto Koment