Politike

Publikon videon e pacientit që fitoi betejën me Covid, komentuesi: I shet postimet sikur mjekësia bën vërtetë këtë. Rama: Dil me një klik

Postimi është pritur nga disa njerëz si propagandë në mënyrë që populli të votojë Ramën në 25 prill. 
Featured image of article: Publikon videon e pacientit që fitoi betejën me Covid, komentuesi: I shet postimet sikur mjekësia bën vërtetë këtë. Rama: Dil me një klik Edi Rama dhe pacienti

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook një video ku shihet një person me maskë i cili rrëfen eksperiencën që ka kaluar me COVID.

Pacienti rrëfen simptomat e para dhe momentin e shtrimit në spital. Ai kërkon që të gjithë të respektojë masat pasi vetëm ata që e kanë kaluar këtë sëmundje mund të flasin për pasojat e saj. Thotë se ndihet sikur ka rilindur sërish dhe për këtë i është mirënjohës mjekëve.

Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I gjithë personeli ishin jashtëzakonisht të afërt, njerëzor. Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur, vetëm ata e dinë, se çfarë është Covidi. Njerëzit duhet të binden nga ajo që thonë specialistët, nga ajo që thonë mjekët. Falë mjekëve unë sot jetoj një jetë të dytë. Unë sot e kam jetën vetëm prej tyre”, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo duket se ky postim është pritur nga disa njerëz si propagandë në mënyrë që populli të votojë Ramën në 25 prill.

Bo bo po na i shet keto postimet sikur mjekesia ben vertet ate qe thot ky. Ore a e kupton qe njerzit mezi presin te hapen kutite e votimit ne dt 25 per tet zhdukur ty se vetem propagande po hane ne vend qe te hane buke’– shkruan një komentues i cili nuk është lënë pa marrë një përgjigje nga vetë kryeminstri.

‘Une nuk shes asgje dhe zotrote ketu ke hyre me deshire, nuk te ka futur njeri me zor, keshtu qe mund te dalesh lirisht me nje klik ne vend se te ndotesh mjedisin e komunikimit ketu, ndersa sa per kutite e votimit ne dt 25 mos ki asnje merak, thjesht bej durim se erdhi prilli e do ta shohesh ti e kush si ti flet mbrapsht, se cfare mendon populli!– i përgjigjet Rama.

Komenti

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment