Showbiz

Publikon foton e patentës, gjesti human i Gent Hazizit, del vullnetar për nevojtarët: S’do surprizohesha të më merrte Kryeministri…

FOTO
Aktori shqiptar del vullnetar për të ndihmuar njerëzit në nevojë, pas shpërthimit të koronavirusit.
Featured image of article: Publikon foton e patentës, gjesti human i Gent Hazizit, del vullnetar për nevojtarët: S’do surprizohesha të më merrte Kryeministri… Aktori, Gent Hazizi dhe kryeministri, Edi Rama.

TIRANË– Aktori shqiptar, Gent Hazizi, është vetëofruar si vullnetar për të gjithë shqiptarët në nevojë, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria. Me një foto të pantentës në sfond, Gent Hazizi shkruan se mund të ngasë makinën dhe të shërbejë si shofer për shpërndarje ushqimesh, ose për t’i bërë pazar pensionistëve.

Hazizi shkruan se nuk do i vinte habi nëse do të merrte ndonjë telefonatë nga Kryeministri që i kërkon të qëndrojë në shtëpi, dhe me aq e ka kryer detyrën e tij, por është i gatshëm t’i vijë në ndihmë nevojtarëve.

Postimi i plotë

“Me këtë foto të patentës sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 ditë i mbyllur në shtëpi dhe baba i 3 fëmijëve. Janë mobilizuar në këtë luftë e po sakrifikojnë shumë prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena! Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte:Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke!Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte:Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote:Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke!Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!

A post shared by Gent Hazizi (@genthazizi) on

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment