Rajoni

Publikoi fotot e të përdhunuarës nga serbët, ish-presidentja-deputetes: Gjest i neveritshëm, po ritraumatizon dinjitetin e viktimës

Jahjaga shkruan se një veprim i tillë duhet dënuar, pasi është e jashtëligjshme të zbulohet identiteti i një viktime dhune.
Featured image of article: Publikoi fotot e të përdhunuarës nga serbët, ish-presidentja-deputetes: Gjest i neveritshëm, po ritraumatizon dinjitetin e viktimës Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe deputetja Flora Brevina

KOSOVË– Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i është përgjigjur gjestit të deputetes së Flora Brevinës, teksa kjo e fundit në seancën e Kuvendit bëri publike një foto ku dokumentohej përdhunimi i një shqiptareje nga serbët, gjatë luftës në Kosovë.

Jahjaga shkruan se një veprim i tillë duhet dënuar, pasi është e jashtëligjshme të zbulohet identiteti i një viktime dhune. Ish-presidentja i drejtohet deputetes teksa thekson se dikur ajo ngrinte dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, ndërsa sot bëri një gjest të neveritshëm.

“Një goditje e rëndë u është bërë sot mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë me publikimin e pamjeve që tregojnë dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës! Është e gërditshme, e neveritshme, dhe e turpshme se si një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila dikur ngriste dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sot shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë.

Veprimi i deputetes është joetik, joligjor, e jonjerëzor! Publikimi fotografisë cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimit që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë. Publikimi i asaj fotoje ri-traumatizon viktimën dhe të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dekurajon të mbijetuarit që të dalin përpara me të vërtetën mbi krimin që është kryer mbi trupat e tyre.

Publikimi i fotografisë është një goditje e rëndë për dinjitetin e gruas që shihet në fotografi dhe është një goditje e rëndë për luftën tonë për drejtësi për mijëra gra e burra që u bënë cak i një fushate të egër të dhunimit seksual që Serbia kreu në Kosovë gjatë luftës së 1998-1999 për ta spastruar Kosovën etnikisht nga shqiptarët!

U bëjë thirrje mediave që të largojnë fotografinë nga platformat e tyre për të mos e dëmtuar viktimën edhe më shumë! U bëjë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të hetojnë këtë veprim dhe të veprojnë në përputhje me ligjin!

Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk janë vegla që mund t’i përdorni për spektaklet e juaja politike!”, deklaroi Jahjaga.

Ditën e sotme, teksa Kuvendi i Kosovës mabjti seancën plenare për votimin e rezolutës për genocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një foto ku shihet se si ushtarët serbë përdhunojnë një femër në Kosovë, ndërsa sipas saj ky akt është kryer në sy të familjarëve.

Brovina ka treguar se fotografia është marrë nga aparati i humbur i një ushtari serb.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment