Politike

Publikoi dokumentat e dënimit në Itali, Bardhi reagon pas pezullimit të Pjetrit: Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se ishte kryeministri Edi Rama ai që emëroi kandidatin për Shkodrën në të gjitha postet drejtuese që ai ka pasur.
Featured image of article: Publikoi dokumentat e dënimit në Itali, Bardhi reagon pas pezullimit të Pjetrit: Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Valdrin Pjetri dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas pezullimit të Valdrin Pjetrit nga strukturat e PS-së.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se ishte kryeministri Edi Rama ai që emëroi kandidatin për Shkodrën në të gjitha postet drejtuese që ai ka pasur.

“Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki,”– shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.

Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

Shto Koment