Aktualitet

Publikohet sondazhi i ri: Shqiptarët harrojnë rrezikun e COVID-19, tani problemi i tyre është situata ekonomike

998 qytetarë janë përgjigjur pyetjes se për çfarë janëe të shqetësuar tani për shëndetin apo për situatën ekonomike.
Featured image of article: Publikohet sondazhi i ri: Shqiptarët harrojnë rrezikun e COVID-19, tani problemi i tyre është situata ekonomike Rezultatet e sondazhit

TIRANË- Me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e ‘leje daljes’ duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehen normalitetit. IDRA ka zhvilluar një anketë në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këto kohë.

998 qytetarë janë përgjigjur pyetjes se për çfarë janëe të shqetësuar tani për shëndetin apo për situatën ekonomike. Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se frika për shëndetin nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqëndrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe. Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike. Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment