Aktualitet

Publikohet raporti i plotë, ja si Luan Daci gënjeu deputetët në vitin 2017: Jam larguar me dorëheqje

Daci para komisionit AD HOC në Kuvendin e Shqipërisë ka thënë se ai është dorëhequr.
Featured image of article: Publikohet raporti i plotë, ja si Luan Daci gënjeu deputetët në vitin 2017: Jam larguar me dorëheqje Luan Daci

TIRANË- Gjyqtari Luan Daci, i cili tashmë është nën hetim nga Gjykata Speciale, pasi dyshohet se ai ka nuk ka treguar që është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, por është dorëhequr vetë. Daci para komisionit AD HOC në Kuvendin e Shqipërisë ka thënë se ai është dorëhequr.

Gazetarja Sonila Meço në emisionin “Tempora” ka publikuar sot dhe raportin e plotë të Kuvendit dhe gjyqtari shprehet “Unë kam ikur më dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim”.

INTERVISTA E DACIT PARA KOMISIONIT AD HOC

Procesverbali datë 2 qershor 2017 ora 11.00 nga Komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr.84/2016, i cili njofton përmbajtjen e intervistës së kandidatit Luan Daci, realizuar pranë komisionit si më poshtë vijon:

Pasi kandidati flet për karrierën dhe arsyet përse kandidon, Vasilika Hysi pyet anëtarët nëse kanë pyetje:

Ervin Bushati: Kam dy pyetje. E para pyetja që ua bëjmë të gjithë kandidatëve a keni ju lidhje me politikën?

Luan Daci: Jo.

Ervin Bushati: Datat këtu nuk janë shumë të qarta, a mund të na thoni shkurtimisht nga cili vit në cilin vit keni punuar, në cfarë pozicioni, gjithmonë avokat, por nga cili vit?

Luan Daci: kam punuar avokat që nga data 20 mars 2000 kur kam marrë licencën me autorizim të Ministrit, ilir Panda, i cili më ka bërë edhe karakteristitkën edhe për motive të aftësivë të mia, profesionale. Madje, z.Panda më ka përjashtuar edhe nga provimi, duke vlerësuar aftësitë e mia morale, aftësitë profesionale, figurën time dhe më ka akorduar licencën.

Ervin Bushati: Para kësaj date?

Luan Daci: Përpara kësaj date, para vitit 2000?

Ervin Bushati: Kam punuar gjyqtar në gjykatën e Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ervin Bushati: Nuk janë datat këtu, prandaj…

Luan Daci: Janë në CV

Vasilika Hysi: Jo

Luan Daci: Na është kërkuar vetëm vjetërsia, kam marrë vërtetimet dhe duhet të jenë edhe aty.

Vasilika Hysi: Z.Daci ju jeni diplomuar në 1993.

Luan Daci: Në 1994 dhe ju keni qenë anëtare e komisionit.

Vasilika Hysi: E di që kam qenë anëtarë e komisionit, por CV juaj ndryshe nga ato që po thoni, ka disa, prandaj po ju pyesim. Ju e keni shkruar CV, nuk e kemi bërë ne, dhe kenu shkruar që jeni diplomuar në 1993. Pyetja ime është: Sa vite keni punuar si gjyqtar dhe pse jeni larguar nga sistemi gjyqësor dhe keni kaluar avokat? Dhe për rekorde kur keni filluar?

Luan Daci: Zonja kryetare kam filluar punë në shtator 1993, fillimisht kam qenë ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën para komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës unë jam emëruar gjyqtar në gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar edhe nënkryetar dhe vendi per arsye ekonomike është suprimuar, nuk e di kanë ndjekur një model tjetër, nuk kam pasur ndonjë problem. Dhe deri më datë 24 dhjetor 1997, kam qenë gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Ashtu sikurse po del një ligj për vettingun, atëherë doli ligj për riorganizimin e sistemit të sistemit të drejtësisë. Cfarë kemi kontestuar ne si shoqatë e gjyqtarëve? Ne donim atë që na garantonte ligji që ne të regjistroheshim në Shkollën e Magjistraturës, sepse e kishim kursin të plotë, por edhe të ishte i përshpejtuar. Atëherë nuk u zbatua nga qeveria e kohës ai urdhër ligjor i Shkollës së Magjistraturës, ku ne të gjithë duhet të regjistroheshim. Pra e keni ligjin. Ne e kontestuam këtë ligj thjeshtë për këtë pikë, pra kërkuam të regjistroheshim në Magjistraturë. Cfarë ndodhi? Nuk na regjistruan në shkollën e Magjistraturës. Ne organizuam një protestë ambjenteve të gjykatës, pavarësisht se është shkruar në ambjentet e gjykatë, jo, ne nuk e kemi bërë protestën në ambjentet e gjykatës, sepse ne e njihnim ligjin shumë mirë dhe as kemi penguar punën e gjykatës dhe as e kemi krijuar problem me shtetin.

Vasilika Hysi: Në 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr?

Luan Daci: Unë kam ikur më dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment