Rajoni

ME AUDIO/ Publikohet përgjimi, Zoran Zaev ofendon shqiptarët: Nuk vlejnë as për pesë pare!

Kjo është e bërë e ditur nga publikimi  i një përgjimi i bisedës telefonike që Zaev ka bërë me personin ‘X’.
Featured image of article: ME AUDIO/ Publikohet përgjimi, Zoran Zaev ofendon shqiptarët: Nuk vlejnë as për pesë pare! Kreu i LSDM, Zoran Zaev.

MAQEDONI E VERIUT– Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut aktualisht kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka ofenduar shqiptarët teksa ka folur me një person emri i të cilit nuk dihet.

Kjo është e bërë e ditur nga publikimi  i një përgjimi i bisedës telefonike që Zaev ka bërë me personin ‘X’. Çështja kryesore fillimisht ka qenë në lidhje me votat, ndërkohë më pas dëgjohet që ish-kryeministri maqedonas ka thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Siç dëgjohet në videon e siguruar ngaIndeksonline’ personi që po fliste më të i është përgjigjur se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”.

Sakaq ish-kryeministrit është përgjigjur në mënyrë kundërshtuese duke thënë se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por megjithatë ende nuk dihet se ku qëndron problemi që ka Zaev me shqiptarët dhe nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ai i ka thënë këto fjalë për popullin tonë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment